Drejtësia

Burg për mashtruesen që zhvati 570 mijë euro, Milena Deraj: Më kërcënuan 4 grupe kriminale

Gazeta Si - Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Milena Derajn, 30-vjeçaren e akuzuar për “mashtrim me pasoja të renda”.

Gjatë seancës e dyshuara ka treguar se është kërcënuar nga 4 banda kriminale, që nuk ka mbajtur premtimin për të ndikuar në disa çështje gjyqësore për të cilat kishte marrë paratë.

Për të konfirmuar alibinë e saj, Deraj tha se ishte marrë peng dhe ishte kërcënuar me pistoletë në kokë. Sipas dosjes hetimore, Deraj përfitoi 570 mijë euro në dy raste të ndryshme mashtrimi.

LEXO EDHE:
Arrestohet ish-punonjësja e BSH, i zhvati 570 mijë euro një familjeje nga Shkodra dhe shoqes së saj

Ajo ka mashtruar edhe familjen Ferracaku, duke i marrë 340 mijë euro, pasi u kishte premtuar atyre se do t’i ndihmonte në një proces gjyqësor për një ngjarje kriminale të ndodhur në Velipojë në vitin 2021.

30-vjeçarja kishte premtuar se do gjente dy avokatë të suksesshëm për të zgjidhur çështjen dhe për të ndikuar në një vendim gjyqësor për të hequr burgimet e përjetshme.

Më 26 qershor të vitit 2021, konflikti për hapësirën e plazhit mes dy familjeve pronare hotelesh në Velipojë, Verracakëve dhe Gocajve, shkaktoi vrasjen e 4 personave.

Viktimat e ngjarjes ishin biznesmeni i njohur i zonës, Kujtim Ferracaku, dy vëllezërit, Xhovani Gocaj e Edmond Gocaj dhe punonjësi i hotelit, 17-vjeçari  Myzerim Zeneli, i cili ishte në ditën e parë të punës.

Por duke mos pasur asnjë ndryshim të procesit, dyshohet se familja Ferracaku kanosi me vetëgjyësi Milena Derajn.

Kjo e fundit bëri denoncim në polici, pasi u ndje e kërcënuar. Më herët, policia tha se ka shpallur në kërkim Abedin Ferracaku, Shyqyri Ferracaku dhe Hasan Verracakun.

Ndërsa më përpara, 30-vjeçarja kishte mashtruar edhe shoqen e saj duke i marrë 230 mijë euro me premtimin se do t’i investonte paratë në bono thesari. 

Vetë shoqja e 30-vjeçares kuptoi që po mashtrohej nga Milena dhe e denoncoi në polici.

Deraj prej një viti nuk punonte më si ekonomiste në Bankën e Shqipërisë, por megjithatë ajo e bindi biznesmenen nga Divjaka se vazhdonte ta bënte këtë punë, duke i zhvatur 230 mijë euro kundrejt premtimit se do t’i konvertonte në bono thesari. Me paratë e marra 30-vjeçarja kishte blerë apartamente në Tepelenë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë