Futboll

Bundesliga: Më shumë kohë efektive, por lojtarët kanë frikë të driblojnë

Ata që prisnin ndërhyrje të buta dhe lojtarë të rraskapitur pas pushimit për shkak të pandemisë Covid-19, u befasuan nga të dhënat e ndeshjeve të javës së parë  në Bundesliga në rikuperimin e sezonit. Jo vetëm aspekte si shpejtësia, saktësia në lojë dhe intensiteti janë përmirësuar, por edhe lojtarët raportuan se ndjeheshin më pak të lodhur se zakonisht. Kjo për faktin se ka pasur më pak ndërprerje dhe një kohë mesatare efektive të lojës më të lartë, në të gjitha fushat.

Shqetësimi i klubeve të ndryshme të futbollistëve në Evropë, qëndron te frika e dëmtimeve potenciale, pas një ndalese të gjatë të detyruar. Por Bundesliga dha të dhëna inkurajuese që tregojnë se si është e mundur të rikthehesh menjëherë në fushë me ritëm optimal, pa probleme të veçanta dhe mbi të gjitha me rezultate shpesh të përmirësuara.

Të dhënat e mbledhura në Gjermani treguan atletizëm më të madh në fushë dhe saktësi më të madhe në pasime. Të dhënat e lojtarëve individualë janë në të njëjtat nivele si gjithmonë, me skuadrat gjermane që mesatarisht përshkuan 116 kilometra në total, dhe ka rritje në aspektin e shpejtësisë dhe intensitetit të kontrasteve.

Në anën tjetër, pati një rënie të driblimit, (-25%, nga një mesatare prej 38.5% për çdo ndeshje). Kjo për të shmangur kontaktin shumë të ngushtë me kundërshtarë. Pati një rritje të kohës efektive të futbollit (nga 55 minuta e 6 sekonda në 57 minuta e 7 sekonda), me disa lojtarë që raportuan se ndjeheshin të lodhur më pak sesa zakonisht për shkak të ndërprerjeve të vogla.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë