Ka ndodhur

Bulqizë, i mituri rrëshqet në akull dhe dëmtohet në kokë

Një fëmijë 10-vjeçar në Bulqizë është dëmtuar në kokë, ndërsa ka qenë duke luajtur në akull..

Sipas burimeve, i mituri ka rrëshqitur dhe për pasojë ka pësuar një hematomë në kokë.

Ai është dërguar fillimisht me urgjencë në spitalin e Bulqizës, ku ka marrë ndihmën e parë, ndërsa më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e vjetër të Bulqizës afër spitalit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë