Vende dhe Udhetime

Bukuria e jashtëzakonshme e kopshteve të humbura të Heliganit

Ndërsa shumë prej nesh nuk mund të udhëtojnë për momentin, ne po ëndërrojmë për pushimet tona në të ardhmen dhe presim të vijë momenti kur mund të shkojmë ku të duam. Ndalesa e parë? Kopshtet e mrekullueshme të humbura të Heliganit, në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky thesar në Mbretërinë e Bashkuar është një nga kopshtet më të njohura botanikë. Kopshtet e Heliganit u krijuan nga familja Cornish Tremayne, në fillimin e mesit të shekullit të 18-të. Pasi u la pas dore pas Luftës së Parë Botërore, pati një restaurim vetëm në vitet 1990 dhe u shndërrua në projektin më të madh të restaurimit të kopshteve në Evropë.
Aktiviteti ngeci gjatë Luftës së Dytë Botërore sepse shumica e kopshtarëve që mbanin gjallë tokën u dërguan për të luftuar në luftë, dhe shumë prej tyre nuk u kthyen, kështu që kopshtet ranë në një gjendje të mjerueshme para restaurimit vite më vonë.
Ka pemë subtropikale, ka urën "Jungle Rope" që të transporton në një vend të mrekullueshëm tropikal, ka xhunglën e vetme në natyrë në të gjithë vendin. Ka një kopsht me perime dhe fruta që funksionon plotësisht dhe ofron produkte të freskëta për shitje, ka skulptura të bëra një me natyrën, kopshte ku rriten kafshë të ndryshme dhe pafund tokë jeshile, ku asnjë cep i kopshteve nuk i le vend imagjinatës!


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë