Treg

Bukinist, dëshmitari që shqiptarët lexojnë

Të shkosh në një panair libri dhe të porosisësh libra në stendën e platformës on line të shitjes së tyre, është sa e çuditshme, kritikuese  ndaj vetes, po aq dhe mirëkuptuese në të njëjtën kohë  kur teknologjia na është kthyer në shqisë të gjashtë.

Por me rëndësi mbetet të lexuarit, pavarësisht mjetit të aksesimit apo të leximit.

Ditenetet e Librit 2018, Panair

Ditënetët e librit 2018 janë ‘shtruar’ në mjediset hijerënda të Muzeut Historik Kombëtar.

Perceptimet se në Shqipëri nuk lexohet, përputhen lehtësisht me interesin ndaj panairit ‘të vogël’ të librit që po mbahet deri në datën 20 në qendër të kryeqytetit.

Për rreth dy orë që shëtita stendë më stendë, vizitorët numëroheshin me gishtat e një dore.

“Ndoshta është vendi, ndoshta mungesa e vërtetë e interesit. Por sot ne nuk kemi shitur asnjë libër”-thotë kryerdaktorja e shtëpisë botëuese “Pegi”, Aida Baro.

Ndërsa një ditë më parë në çeljen e panairit kjo shtëpi botuese kishte bërë 10 shitje. Shumë larg shitjeve që kryejnë shtëpitë botuese në Panairin që zhvillohet çdo vit në Pallatin e Kongreseve.

Edhe shtëpitë e tjera botuese konfirmojnë të njëjtin shqetësim; pak vizitorë dhe blerje sporadike në këto dy ditë të panairit.

Stenda e botimeve Zenit

Pak më tutje ndesh poetin Xhevahir Spahiu, i cili vetëm, fanatik në traditën e tij për të vizituar çdo panair, ndalet në secilën stendë për të pyetur për titujt e rinj. Shëndetplotë, i buzëqeshur më përshëndet.

“Të mbaj mend, më thotë. Jemi takuar në festivalin “Polip” në Prishtinë”. Flet me vështirësi, por me kujtesë të shëndoshë dhe arrin të të bëjë të buzëqeshësh.

Botimet Poeteka

Perceptimi për sjelljen indiferente të shqiptarëve ndaj librit e kundërshton katërcipërisht platforma on line e shitjes së librave Bukinist, e cila këtë vit ka vendosur të marrë pjesë në panairin Ditënetët e librit 2018.

 

 

 

Në stendën e Bukinistit mu desh të prisja për të porositur një titull. Albert Gjoka, menaxheri i platformës tregon për redaksinë e “Si” se në dy vjetë që “Bukinist” është në treg ka një portofol prej 6000 lexuesish dhe mbi 75000 tituj librash. Sipas tij shqiptarët lexojnë, nuk është e vërtetë që nuk shpenzojnë për librin.

Si ka hyrë ne treg Bukinist?

Albert Gjoka, menaxher i Bukinist.al

Përveçse si nevojë tregu, Bukinist ka ardhur pas një eksperience shumëvjeçare në tregun e shitjeve on line të kompanisë NetTrade Albania. Është e vërtetë që  në këto 25 vjet tregu i botimeve ka shënuar hapa të jashtëzakonshme, duke e pasuruar ndjeshëm botën intelektuale dhe shpirtërore, por, kjo industri po vuan rëndë pasojat e keq-menaxhimit dhe marketingun pa standarde të librit. Ka mbetur në fazë embrionale. Para viteve “90 infrastruktura ka qenë më e mirë. Deri më tani nuk ka patur një inisiativë serioze për përmirësimin dhe modernizimin e shpërndarjes dhe marketingut të librit.

Shërbimi më i madh që Bukinisti i ka bërë tregut është shpërndarja pa kosto në mënyrë moderrne dhe të shpejtë. E dyta; ndërtimi i mënyrave të reja të marketimit të librit.

Brenda platformës çdo libër i nënshtrohet një procesi stduimi, sidomos librat e rinj dhe marketingut specific për librin. Platforma shpenzon 1200 euro në muaj për marketingun e librit.

Në një situatë të tillë, ne menduam të vinim si ofertë serioze dhe mundësi zgjidhje në tregun e publikimeve

Bukinisti është një platformë që çdo person që lexon shqip nga të gjitha anët e botës mund të porosisë librin fizik përmes kësaj platforme. Ne ofrojmë disa mënyra pagesash; tranferta bankare, paypal, kartat viza. Për lexuesit brenda Shqipërisë ne ofrojmë pagesën cash and delivery. E porosit librin dhe ne e dërgojmë në zyrë, shtëpi kudo ku klienti është. Libri në Tiranë shkon për 24 orë, në të gjithë Shqipërinë për 48 orë.

  Po ashtu kemi edhe disa forma transporti; brenda Tiranës e kryejmë vetë si kompani dhe jashtë Tiranës përmes Postës Shqiptare dhe me DHL. Kostoja e transportit është zero për lexuesit në Shqipëri.

Si i aksesoni librat?

Ne kemi nënshkruar kontrata me të gjitha shtëpitë botuese në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, pra në trevat shqipfolëse ku publikohet libri shqip. Ne u marrim atyre një sasi të konsiderueshme librash. Kemi magazinën e Bukinistit në Laprakë.

Ndryshe nga perceptimi që ekziston se në Shqipëri nuk lexohet, Bukinisti dëshmon të kundërtën.

Sa tituj librash keni aktualisht?

Në platformën tonë on line janë mbi 7500 tituj, të cilët pasurohen çdo ditë, pasi platforma funksionon në mënyrë dinamike.

Bukinist ofron gjithashtu përveç titujve të librave dhe informacione shtesë në lidhje me librat që tregton.

Platforma u vjen në ndihmë lexuesëve me një risi për Shqipërinë, përshtypjet (rivew). Pasi je regjistruar në platformë, ke blerë librin, e ke lexuar, mund të lësh përshtypjet e tua që tu vish në ndihmë lexuesëve të tjerë në përzgedhjen e titujve ekzistues në platformë.

Nga korriku 2016 kur keni dalë në treg, sa klientë lexues numëron platforma juaj?

Kemi një portofol klientësh, prej 6000 lexuesish. Ka një rritje graduale me mbi 15 klientë lexues në ditë. Ajo që është e rëndësishme për ne është që lexuesi që blen për herë të parë libra tek ne, synojmë që ta mbajmë. Ne kemi kartën e Mikut të Bukinistit që u jepet të gjithë atyre që blejnë 10 libra brenda 4 muajve. Këta lexues kanë 6 avantazhe; të gjithë librat mandej blihen përherë me 10%, oferta ekskluzive me 20, 30% ulje, shërbim i specializuar informimi, përshtypje me mail dhe në fund të vitit Bukinisti bën një dhuratë.

Për herë të parë në Shqipëri Bukinist ka futur Gift Kartën (kartën dhuratë). Është një çek librash në rast  se ke vendosur që do ti bësh dhuratë një libër dikujt dhe nuk di se çfarë titulli ti dhurosh.  I jep mikut çekun. Marrësi i dhuratës mund të porosisë me këtë çek librin që dëshiron.

Nga 2016 deri më sot sa libra keni shitur?   

Të dhënat janë në përpunim e sipër, janë në lëvizje, dinamike. Portofoli i lexuesëve tanë është i madh siç e përmenda më sipër.

Ka klientë lexues besnik dhe cilësorë me një portofol mujor prej 100 mijë lekë të reja. Këta janë klientë shembullorë që e dashurojnë librin. Nuk janë të shumtë, por ne kemi disa.

Por në përgjithësi, mesatarisht klientët tanë që janë të apasionuar pas bibliotekave, librave, leximit, blejnë deri në tre libra në muaj.

Cilës kategori i përkasin klientët tuaj lexues?

Janë kryesisht të rinj dhe të moshës mesatare, 16-25 vjeç, 25-35 vjeç, 35-55 vjeç.  

Meqënëse ne shesim on line dhe interneti në Shqipëri kryesisht është i aksesueshëm nga moshat e reja dhe mosha e mesme. Këta janë klientët tanë. Por jo se nuk kemi lexues të moshës mbi 55 vjeç. Avantazhi ynë është që ofrojmë pë rata që nuk përdorin internetin, mund ta bëjnë porosinë me telefon dhe ne ua dërgojmë aty ku ata janë.

Kush lexon më shumë përmes Bukinistit; femrat apo meshkujt?

Femrat lexojnë më shumë se meshkujt, por diferenca nuk është e madhe.

Sa porosi merr ni çdo ditë?

40-50 porosi në ditë. 

Çfarë synon platforma në të ardhmen ?

Rritjen e mëtejshme të cilësisë së shërbimit ndaj klientëve si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shqiptarët jashtë kufijëve kanë më shumë nevojë se kushdo për librin shqip. Një prej synimeve kryesore është ofrimi i e-book. Ky është një treg i hapur me shumë mundësi.

Po përgatitemi dhe shumë shpejt do i afrohemi lexuesëve tanë me këtë produkt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë