Nëse kërkoni një vend të qetë dhe relaksues në Britani? Ka një vend mahnitës aq sa duket sikur është nxjerrë nga përshkrimi i ndonjë poeti në librin e tij.
E qetë, unike dhe mjaft e rehatshme është cilësuar nga turistët që kanë vizituar këtë bujtinë.
Bujtina Fingals në pronësi të Richard Johnston për 30 vitet e fundit, është mjaft komode për të kaluar një fundjavë larg jetës dinamike.
Riçard e ka transformuar me dashuri shtëpinë e tij në një shtëpi luksoze që ofron fjetje dhe mëngjes. Rrethuar nga paqja dhe qetësia Fingals gjendet në një luginë të qetë vetëm një milje nga lumi Dart në Devon, Angli.
Richard dhe bashkëshortja e tij shprehen të kënaqur që ndajnë shtëpinë e tyre me turistë të ndryshëm.
Në këtë bujtinë ndodhet një suitë familjare, një dhomë gjumi me katër shtretër, një kopsht plot gjelbërim, që të ofron rehati dhe një bar kafe.
“Filozofia jonë themelore ka mbetur gjithmonë e njëjtë që nga dita e parë… Bujtina duhet të jetë unike, e kënshme dhe personale, në mënyrë që mysafirët të ndihen tërësisht si në shtëpinë e tyre”, shprehen pronarët.






Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.