Vende dhe Udhetime

Bujtina më e mirë

Vendndodhja në një vend paqësor, mëngjesi i servirur dhe një shtrat komod për të pushuar, janë disa nga cilësitë që kërkojmë në momentin që nuk jemi në gjendje të marrim pushime të gjata e kemi mundësi vetëm një fundjavë.
Ka shumë vende ku mund të kaloni fundjaven e ëndrrave por TripAdvisor platforma më e madhe e udhëtimeve ka bërë sondazh me klientët e tyre dhe turistët në gjithë botën dhe çmimin 'Zgjedhja e pushuesve 2020' e ka fituar "BB 25 Boutique" në Devon.

E vendosur pranë bregdetit,  "25 Boutique" e ka fituar këtë çmim dhe në 2019 dhe është e lehtë të kuptohet pse.  Gjithçka që pushuesit kërkojnë, pamje nga deti, plazh, shumë gjelbërim dhe një mot shumë të favorshëm gjenden tek kjo bujtinë.
 Menaxherët Andy dhe Julian kanë përvojë shumë vjeçare në drejtimin e hoteleve dhe bujtinave dhe për "25 Boutique" ata mblodhën të gjithë përvojën e tyre së bashku me qëllim që të jetë më e mira.
Votuesit kanë pas mundësinë dhe të thonë përvojat dhe arsyet për votën e tyre. Mysafirë të mëparshëm të bujtinës kanë thënë: "Ata janë mikpritës, miqësorë dhe rëndësia që ato i'u japin detajeve është e jashtëzakonshme. Atmosfera në shtëpi shkakton relaksim të plotë. Asnjëherë nuk kemi qëndruar në ndonjë hotel (sado i kushtueshëm) i cili ka siguruar një ‘paketë’ të tillë të plotë për mysafirët.”
Të gjitha dhomat kanë temat e tyre, të lezetshme, të cilat mund të zgjidhen në bazë të zbukurimit që kanë. Pra, nëse jeni adhurues i pamjes minimaliste, sigurohuni që të bëni studimin tuaj kur doni të merrni një dhomë.

Sidoqoftë, ajo që duket se është e garantuar, është një bujtinë e kompletuar dhe përderisa ka fituar një çmim, shanset për tu zhgënjyer janë të pakta. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë