Gazeta Si – La Parmën për të kaluar në kombëtaren italiane në rolin e shefit të delegacionit. Megjithatë, në mendjen e Xhixhi Bufon është gjithmonë Juventusi. Ish-kapiteni, i ftuar në programin "Supertele" të Dazn, ka folur për sezonin e bardhezinjve, të cilët ai i sheh si të favorizuar në garën për titull, bashkë me Interin.
"Juventusi, - ka thënë Bufon, - po kalon një periudhë, ku çdo javë ka një çështje. Prandaj është e pamundur të mos mërzitesh. ‘Ilaçi’ më i mirë në situata të tilla është paraqitja dhe fitorja, si ajo ndaj Lacios, sepse forcojnë besimin dhe bëjnë të harrohen polemikat.

Skuadra mund të garonte për titullin kampion që sezonin e kaluar, por për shkak të situatave që kaloi, nuk arriti. Tani është e njëjta skuadër dhe shoh pak organika kompetitive si kjo e Juventusit. Interi ndoshta është më i kompletuar, por ka impenjimet në Champions që peshojnë, kurse Alegri mund ta përgatisë një ndeshje për një javë".
Bufon ka komentuar edhe çështjet e Bonuçit dhe Pogbasë: "Më vjen shumë keq për atë që ka ndodhur me të dy, sepse i njoh dhe i dua shumë. E njihja mirë Juventusin, por tani, përveç trajnerit dhe disa figurave të tjera, gjithçka ka ndryshuar”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.