Para

BSH: Kreditë për bizneset u shtrenjtuan përsëri, për individët jo

Nga Gazeta ‘SI’ - Normat e interesit për kreditë dhe depozitat në lekë po përçojnë ende efektin e politikës monetare. Banka e Shqipërisë raporton se në tre muajt e parë 2023, norma e interesit për kredi në lekë për biznesin u rrit në 7.3%, nga në tremujori i mëparshëm që ishte 7%. Por kjo ka ndodhur për kreditë e mëdha. Interesat e kredive të vogla për biznese, të cilët reaguan më shpejt vitin që shkoi, janë përmbajtur disi këtë tremujor.

Në kreditë për individ, rritja e normës ka shfaqur tendenca rënëse, nga 8% në 7.6% nga tremujori i fundit 2022 në atë të parin 2023. Rënia e normave të interesit ka qenë e pranishme si në kredinë konsumatore, ashtu edhe në kredinë hipotekore. Në  të  dy  këto  segmente  kanë  mbizotëruar  kredi  me  norma  interesi  fikse,  të  ofruara me kushte preferenciale për një apo dy vitet e parë. Gjithashtu, BSH thekso se normat në kreditë për individë kanë reflektuar edhe dinamikën e yield-eve të titujve, ndonëse pa transmetuar luhatshmërinë e theksuar që këta të fundit shfaqën në pjesën e dytë të vitit  të  kaluar dhe në tremujorin e parë  të  këtij viti. Përtej luhatjeve afatshkurtra, trajektorja e normave të interesit për individët mbetet rritëse.

Interesat e kredisë së re në euro vijojnë të rriten më ngadalë krahasuar me interesat e kredive në lekë. Interesi mesatar për kreditë dhënë bizneseve shënoi 5.4%  në  tremujorin  e  parë,  duke  regjistruar  rritje  margjinale  krahasuar  me  tremujorin  e  mëparshëm.  Tek  individët,  interesi  i  kredisë  në  euro  për  blerje  banese rezultoi 3.6%, duke qëndruar pranë mesatares prej 3.4% të dy viteve paraardhëse.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë