Futboll

Bruno Telushi largohet nga Partizani pas 3 sezonesh, Gega e pret te Kukësi

Partizanit i largohet një tjetër kolonë e rëndësishme e ekipit. Mesfushori vlonjat, Bruno Telushi, pas tre sezonesh me fanellën e kuqe, e ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin kryeqytetas. “Divorci” është zyrtarizuar si nga lojtari, ashtu nga klubi, ku secila palën ka pasur vlerësime për tjetrën. Telushi ka dhënë një kontribut të madh për Partizanin, veçanërisht sezonin 2028-2019, kur të kuqtë fituan titullin.

Falënderimi i klubit Partizani
Klubi i futbollit Partizani falënderon publikisht Bruno Telushin për kontributin e dhënë me fanellën e kuqe. Mesfushori 29-vjeçar ishte një prej shtyllave të ekipit dhe protagonist, sidomos përgjatë sezonit 2018-2019, ku edhe me meritë u shpall kampion i Shqipërisë me Partizanin. Falë kontributit, punës dhe përkushtimit në arritjen e trofeut të kampionit, ai fitoi respektin e stafit, drejtuesve dhe tifozëve të shumtë në mbarë vendin, të cilët do t’i jenë gjithmonë mirënjohës “Ushtar” Telushit. Partizani, duke e falënderuar dhe një herë Bruno Telushin për emocionet dhe performancën që dhuroi si pjesë e 16 herë kampionëve të Shqipërisë, i uron njëkohësisht shumë fat në jetë dhe në karrierën e tij sportive.

Te Partizani largohet kështu një tjetër element i “gardës së vjetër”, nga e cila tashmë mbetet vetëm portieri dhe kapiteni Alban Hoxha. Verën e kaluar u larguan Labinot Ibrahimi, Sodiq Atanda dhe Ardit Hila, Jasir Hasani u shit në Suedi, kurse Lorenc Trashi ka firmosur në Kuvajt. Telushi me shumë mundësi do të shkojë te Kukësi, duke u bashkuar me trajnerin Skënder Gega, me të cilin u shpallën kampionë te Partizani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë