Futboll

Broja dhe Strakosha, titullarë në Premier Ligë para grumbullimit kuqezi

Gazeta Si – Armando Broja dhe Tomas Strakosha luajtën titullarë sot me klubet e tyre në Premier Ligë. Një shenjë e mirë para grumbullimit me kuqezinjtë për ndeshjen e 12 tetorit ndaj Çekisë.

Broja qëndroi në fushë vetëm pjesën e parë për Çelsin, në fitoren 1-4 ndaj Bërnleit. Ai nuk ishte në ditën e tij më të mirë. Kuptohet, fakti që vjen nga një dëmtim i gjatë ndikon në performançën e sulmuesit shqiptar të Çelsit.

Strakosha e pa veten titullar në sfidën e Brenfordit në fushën e Mançester Junajtid. Portieri kuqezi po bëhej gati festën e madhe, sepse deri në minutën e 93-të skuadra e tij po fitonte 0-1. Por në 4 minuta u përmbys gjithçka nga dy gola të Mektomineit, që ngriu buzëqeshjen e Strakoshës me shokë.

Broja dhe Strakosha do të bashkohen me Kombëtëren në grumbullimin që nis ditën e hënë. Ata janë elementë të rëndësishëm për trajnerin Silvinjo, të cilin aktualisht e shqetëson mbrojtja, për shkak të problemeve fizike të Gjimshitit, Ismajlit dhe së fundi edhe të Gjasulës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë