Ne rrjet

Britania nuk përdor pajisjet mbrojtëse nga Turqia: Nuk përmbushin standardet!

Qeveria britanike konfirmoi sot se rreth 40 mijë veshje kirurgjikale të porositura nga Turqia nuk iu janë dhënë stafeve mjekësore për t’u përdorur pasi nuk plotësojë standardet e sigurisë.

Ngarkesa me pajisjet mbrojtëse personale mbërriti muajin e kaluar në Britani dhe tashmë mbahet e bllokuar në një depo të qeverisë.

Gjatë ditëve të para të pandemisë, mjekët dhe infermierët në Britani u ankuan për mungesën e veshjeve adekuate, dorashkave, maskave dhe për këtë arsye qeveria u detyrua t’i porosiste ato jashtë vendit për të plotësuar kërkesat.

Nuk është e qartë nëse qeveria do të kërkojë një rimbursim nga furnizuesit turqë.

Departamenti britanik Shëndetësisë tha që po punonte "natën dhe ditën për të blerë mjete të reja mbrojtëse dhe të sanksiononte kompaninë turke që i ka prodhuar. Maskat, dorezat apo veshjet mbrojtëse janë thelbësore për mbrojtjen e punëtorëve në vijën e parë të betejës ndaj Covid-19. Mes një mosmarrëveshje për blerjen e tyre në prill, qeveria britanike njoftoi se kishte arritur të gjente një furnizim të madh nga Turqia.

Nuk dihet se sa pajisje dhe mjete nga Turqia u porositën saktësisht, por avioni i cili u përdor mund të transportonte rreth 40 tonë ngarkesë . Por tani qeveria britanike ka konfirmuar që të gjitha veshjet kirurgjikale që janë dorëzuar ishin të papërdorshme, sepse nuk plotësonin kriteret e kërkuara.

Avionet që sollën furnizimin

Në një deklaratë, Departamenti Britanik i Shëndetit dhe Kujdesit Social tha që kishte mungesa të mjeteve mbrojtëse në të gjithë botën, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar.

"Ne po punojmë ditë e matë për të gjetur mjete të reja mbrojtëse jashtë dhe brenda vendit dhe kemi bashkuar industrinë dhe forcat e armatosura për të krijuar një rrjet gjithëpërfshirës të shpërndarjes së tyre," tha një zëdhënës. "Të gjitha dërgesat me maska, veshje dhe doreza kontrollohen për t’u siguruar që pajisjet plotësojnë standardet e sigurisë dhe të cilësisë për personelin tonë mjekësor. Nëse pajisjet nuk i plotësojnë standartet tona ose nuk i kalojnë proceset tona të sigurimit të cilësisë, ajo nuk shpërndahen.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë