Bota

Britania e Madhe shkon në zgjedhje më 4 korrik, Sunak: Momenti që britanikët të vendosin për të ardhmen

Nga Gazeta 'Si'-Rishi Sunak ka konfirmuar zgjedhjet e përgjithshme më 4 korrik, duke bërë me dije pas mbledhjes se më herët sot ka folur me Mbretin për të kërkuar shpërndarjen e parlamentit.

"Tani është momenti që Britania të zgjedhë të ardhmen e saj. Të vendosim nëse duam të ndërtojmë mbi përparimin që kemi bërë, ose rrezikojmë të kthehemi në fillim pa plan dhe pa siguri”, tha ai.

Zgjedhjet, thotë Sunak, do të “bëhen në një kohë kur bota është më e rrezikshme sesa ka qenë që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.

Ai i referohet luftës në Ukrainë si një “rrezik” kyç, si dhe “forcat e ekstremizmit islamik” në Lindjen e Mesme që kërcënojnë sigurinë globale.

Kina është një tjetër sfidë kyçe, si dhe migrimi që kryeministri thotë se po “armatoset nga shtetet armiqësore”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë