Treg

Britania do të blejë pajisje Huawei për 5G pavarësisht presioneve të SHBA

Qeveria britanike ka thënë të martën se do të lejojë Huawei kinez për ta ndihmuar të ndërtojë rrjetin super të shpejtë të internetit të gjeneratës tjetër, një vendim që mund të minojë lidhjet tregtare dhe ato të inteligjencës me Shtetet e Bashkuara.

Operatorët telefonikë të Mbretërisë së Bashkuar do të përdorin paisjet e Huawei në rrjetet e tyre 5G , por sipas një deklarate të qeverisë, do të përjashtohen nga Zonat thelbësore "kritike të sigurisë".

Deklarata u ndoq nga muaj debatesh publike në Mbretërinë e Bashkuar mbi se si tu përgjigjeshin shqetësimeve të ngritura nga qeveria amerikane në lidhje me rreziqet e mundshme të sigurisë kombëtare të paraqitura nga komponentët Huawei.

Administrta Trump ka kërkuar për një ndalim total të produkteve të Huawei, duke pretenduar se Pekini mund ti përdorte pajisjet për të cenuar sigurinë kombëtare. Huawei ka mohuar vazhdimisht se do të ndihmonte qeverinë kineze për të spiunuar. Administrata kishte paralajmëruar që inteligjenca e SHBA-ve dhe Mbretërisë së Bashkuar mund të vihej në rrezik.

Kryeministri Boris Johnson është nën një presion të madh, përfshirë edhe brenda partisë së tij, për të rënë dakord me kërkesat e SHBA për Huawei. Ai e diskutoi çështjen me Presidentin Donald Trump në një telefonatë të Premten. Sekretari Amerikan i Shtetit Mike Pompeo shkroi në tëeeter të dielën se Britania u përball me një vendim "të rëndësishëm" për 5G-në.

Huawei tha në një deklaratë se ishte "e sigurt" se do të jetë në gjendje të vazhdojë të punojë me klientët e saj në Mbretërinë e Bashkuar për rrjetin 5G, megjithëse me një rol të kufizuar.

"Ne biem dakord se një treg me larmi shitësish dhe me konkurencë të ndershme janë thelbësorë për për besueshmërinë e rrjetit dhe inovacionin, si dhe për të siguruar që konsumatorët të kenë qasje në teknologjinë më të mirë të mundshme ", tha Victor Zhang, një nënkryetar në Huawei.

Çështja tregon se si një konflikt midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës mbi të ardhmen e teknologjisë po detyron vendet e tjera të pozicionohen në një anë të caktuar, veçanërisht kur bëhet fjalë për përparime që mund të ndikojnë në sigurinë kombëtare.

5G lejon përpunimin më të madh dhe të shpejtë të të dhënave, dhe shihet si një përbërës integral i teknologjive të reja të ndërlidhura siç janë automjetet e automatizuara dhe pajisjet inteligjente. Qeveria e Xhonsonit është zotuar të sjellë 5G në të gjithë vendin deri në vitin 2025.

Huawei, që është lider në teknologjinë 5G dhe gjithashtu një prej shitësve më të mëdhenj në botë të telefonëve inteligjentë, e ka parë biznesin e saj në qendër të një fushate sulmi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por produktet e saj shpesh konsiderohen si superiore dhe më të lira se ato të shitura nga rivalët europianë Nokia (NOK) dhe Ericsson (ERIC). Disa ekspertë thonë se Huaëei i detyrohet një pjese të suksesit të saj huave të favorshme nga shteti kinez, një fakt që kompania e kundërshton.

Britania, e cila do të largohet nga Bashkimi Europian, të Premten, u përball me një zgjedhje të vështirë nëse do të përdorë produktet e kompanisë kineze ose jo. Mbretëria e Bashkuar në vitet e fundit ka falënderuar investimet nga Kina, por ajo ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me Shtetet e Bashkuara dhe po punon për një marrëveshje të re tregtare me Uashingtonin pas Brexit. Lejimi se Britania do të përdorë paisjet e Huawei në rrjetet e tij 5G mund ta bëjë një marrëveshje të tillë më të vështirë.

Tre anëtarë të Senatit amerikan, i cili luan një rol në aprovimin e marrëveshjeve tregtare, i bëri të dukshme qendrimet në një letër drejtuar Johnson të hënën.

Marco Rubio, Tom Cotton dhe John Cornyn i thanë Johnsonit se nëse nuk donin të "minonin" një marrëveshje të tregtisë së lirë ose të rishikojnë ndarjen e inteligjencës, faktet mbi Huawei "janë të qarta".

"Shpresojmë që qeveria juaj të marrë vendimin e duhur dhe të refuzojë përfshirjen e Huawei në infrastrukturën e saj 5G", kanë shkruar senatorët republikanë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë