Treg

Britani, pas përfundimit të karantinës u rritën shitjet e prezervativëve

Reckitt Benckiser thotë se shitjet e prezervativëve u rritën më shumë se 10% pasi u lehtësuan kufizimet

Fundi i bllokimit kombëtar nxiti një verë dashurie që ringjalli shitjet e prezervativëve në liderin e tregut Durex.

Shitjet në markën e prezervativëve u rritën më shumë se 10% gjatë muajve të verës kur ndalimi i karantinës prej koronavirusit u mundësoi njerëzve që të rindiznin jetën e tyre seksuale.

E kundërta ndodhi  në pranverë kur pronari i Durex, që zotëron edhe kompaninë Reckitt Benckiser, raportoi një rënie të shitjeve ndërsa karantina nisi të zinte vënë. Përdorimi i prezervativëve ka rënë sepse kjo formë e kontracepsionit është më pak e përdorshme për ata që janë në marrëdhënie afatgjata.

Laxman Narasimhan, shefi ekzekutiv i Reckitt Benckiser, tha se pas një “gjysme të parë më sfiduese të vitit, relaksimi i rregulloreve të distancës sociale rezultoi në përmirësimin e kërkesës për produktet tona të mirëqenies seksuale, përfshirë Durex, i cili pa rritje dyshifrore në Të ardhurat".

"Kjo është theksuar veçanërisht në tregjet ku shkalla e infeksionit pandemik është përmirësuar," shtoi ai.

Shitjet e prezervativëve ndihmuan sektorin shëndetësor të Reckitt, i cili gjithashtu përfshin markat dezinfektuese Dettol dhe Lysol, duke raportuar rritje të shitjeve me 12.6% për tre muaj deri në fund të shtatorit.

Romanca nuk ishte e vetmja gjë në mendjen e konsumatorëve, por gjithashtu edhe higjena në termat e COVID-19. Reckitt raportoi kërkesë për produkte paramjekësore si për vitaminat, dezinfektant dhe madje aromatizues të ajrit Air Ëick. Kërkesa për Dettol ishte një rritje marramendëse 50% në tremujor, vuri në dukje kompania.

"Dinamika e qëndrimit në shtëpi dhe distancimi social kanë pasur efekte të konsiderueshme në disa prej markave tona," tha kompania.

Megjithatë disa nga ndryshimet e sjelljes të shkaktuara nga pandemia kanë qenë një bekim i përzier për kompaninë, e cila vuri në dukje rënien e nivelit të lindjeve në disa nga tregjet e saj kryesore, një trend që pritej të godiste kërkesën për formulën e foshnjave.

Sidoqoftë, shitjet e përgjithshme të Reckitt u rritën me pak më shumë se 13% në 10.4 miliardë paund në periudhën e analizuar, e cila ishte më shumë se ç’pritej duke I shpënë aksionet e saj me 1% në 73.06.

Richard Hunter, kreu i tregjeve në Interactive Investor, tha se Reckitt përfitoi nga kërkesa e konsumatorëve për produkte të higjenës por pandemia "kishte zhvendosur rritjen në një tjetër nivel".

"Qëndrimet e përgjithshme ndaj higjienës tani kanë ndryshuar globalisht dhe gjasat janë që kjo vetëdije e re të vijojë rrugëtimin bashkë me ne," tha ai.

"Reckitt është vënë re se ka qenë një përjashtim nga rregulli i ndërmarrjeve FTSE 100, me çmimin e aksioneve që ka dalë dukshëm më i mirë, duke u rritur me 20% gjatë vitit të kaluar, krahasuar me një rënie prej 18% për indeksin më të gjerë."/Burimi: TheGuardian/ Solli në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë