Rend dhe Ligj

Britani, gjyqi i shqiptarit që vidhte mbi 500 mijë paund

Një “skifter” shqiptar në Britaninë e Madhe ka dalë para një gjykate me akuzën e vjedhjes së disa bizhuterive me vlerë deri në 500 mijë paund.

Mediat angleze shkruajnë se ai është Astrid Kapaj, 42 vjeç dhe akuzohet për thyerjen e grabitjen e shtëpive me vlera marramendëse në paund, në periferinë e pasur në jugperëndim të Londrës në harkun kohor të 10 vjetëve (2008-2018).

Babai i dy fëmijëve, u paraqit në Gjykatën e Uimbëlldonit, i akuzuar për 18 vjedhje me thyerje dhe dy vjedhje në tentativë, duke arritur përfitime në shumën se 542,000 paund.

Sipas akuzave, bizhuteri në vlerë prej 371,855 paund u morën në një vjedhje të vetme, mes 24 shkurtit dhe 27 shkurtit 2017, në Atherton Drive.

Kapaj banonte në një zonë të Mançesterit dhe thoshte që ishte serb e jo shqiptar. Zakonisht ai i zgjidhte zonat ku kryente vjedhje dhe vepronte i vetëm kryesisht në orët e mbrëmjes dhe mëngjesit. Shqiptari nuk linte gjurmë dhe synonte vetëm bizhuteri dhe para kesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë