Bota

Brexit, peshkatarët francezë bllokojnë tragetet drejt Britanisë së Madhe

Në Portin e Kalesë ka nisur bllokada e planifikuar nga peshkatarët francezë të trageteve që garantojnë lidhjet detare me Britaninë e Madhe.

Synimi i protestës është të marrë lejen e shpejtë nga Londra të licencave të peshkimit pas hyrjes së Brexit në një kontekst të tensioneve të përsëritura mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Bllokimi duhet të zgjasë disa orë.

Peshkatarët francezë po i bëjnë thirrje Londrës që të sigurojë më shumë licenca peshkimi në ujërat britanike dhe kritikojnë Parisin që nuk bën sa duhet për t'i mbështetur ata.

Presidenti i komisionit rajonal të peshkimit, Olivier Lepretre, e cilësoi bllokimin e kësaj të premteje "një goditje paralajmëruese". Në fakt, akuzat dhe përplasjet mes Britanisë dhe Francës janë shtuar ditët e fundit.

Më herwt, ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, ka anuluar bisedimet me ministren e Brendshme britanike, Priti Patel, pasi kryeministri britanik, Boris Johnson i ka bërë thirrje Francës që të kthejë migrantët, të cilët kanë kaluar Kanalin anglez tw La Manshit.

Si pasojë e përshkallëzimit të krizës politike, pas vdekjes së 27 personave duke kaluar La Manshin, Darmanin ka thënë se Franca është zhgënjyer nga letra. “Publikimi i letrës e bën situatën edhe më të keqe”. Ai ka thënë se si rezultat i letrës, Priti Patel nuk është më e ftuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë