Treg

Brexit nuk tremb ata që kërkojnë shtëpi të re në Britaninë e Madhe

Pavarësisht pasigurisë së Brexit, ka syresh në treg që kërkojnë shtëpi të reja.

Por, megjithë rritjen e kërkesës për shtëpi të reja dhe një rritjeje në inventarin e pasurive të paluajtshme, shitjet nëpër Mbretërinë e Bashkuar kanë ngecur në dhjetor. Të dhënat janë raportuar nga Organizata Kombëtare e Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Kërkesa nga blerësit e ardhshëm u rrit 8% muajin e kaluar, duke u rritur në 304 kërkues shtëpishë të regjistruar në degën e agjentëve të pasurive të paluajtshme në dhjetor, nga 282 të tillë në muajin nëntor.

Kërkesa është rritur edhe në terma vjetorë gjithashtu. Nga viti në vit, kërkesa u rrit në 13%, duke u shtuar me 268 blerës të ardhshëm për degë në dhjetor 2017.

Sipas raportit, numri mesatar i pasurive të paluajtshme në dispozicion për shitje për agjent të degëve të pasurive të paluajtshme u rrit në 42 në dhjetor, në 20% prej nëntorit, kur agjentët kishin 40 pasuri në dispozicion për degë.

Në raport citohet se, ky është niveli më i lartë i shënuar për muajin dhjetor që prej vitit 2014.

"Gjetjet e këtij muaji konfirmojnë se pavarësisht klimës aktuale politike, njerëzit ende dëshirojnë të lëvizin," tha Mark Hayward, shef ekzekutiv i Organizatës Kombëtare të Agjentëve të Pasurive të Paluajtshme të Mbretërisë së Bashkuar.

"Megjithë numrin e shitjeve të rëna në harkun e 12 muajve, kjo tablo kërkesash është diçka që ne shohim gjithmonë në dhjetor, me festimet e Krishtlindjeve, zakonisht njerëszit kanë përparësi mbi çdo plan tjetër, të blejnëë ose shesin shtëpi. Numri i shitjeve për degë ra për të tretin muaj radhazi duke shënuar në dhjetor vetëm 5 shitje. Nga këto transaksione, 78% e pasurive të paluajtshme u shitën për më pak se çmimi i kërkuar, ndërsa 6% e shtëpive u shitën mbi çmimin e kërkuar.”

"Ndërsa shumë syresh po adoptojnë një mënyrë sjelljeje “presim e shohim” një strategji që kërkon qartësi në treg pas asaj që do të ndodhë me Brexit, ka dhe nga ata të cilët dëshirojnë të blenë tani, që pkërkojnë në treg për shtëpi të reja," tha z. Hayward.

*Burimi: CNN Business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë