Rend dhe Ligj

Breshëri plumbash në Shkodër, dy persona të maskuar i zënë pritë 50 vjeçarit

Persona të pa identifikuar qëlluan me armë zjarri në drejtim të një automjeti i cili ishte në lëvizje, në orët e para të mëngjesit ditën e sotshme në rrugën Shkodër – Velipojë, afër fshatit Daragjat.

Në dëshminë e parë të dhënë për forcat e policisë, Alban Lukaj ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se cilët janë autorët dhe përse e kanë kërcënuar. 50-vjeçari, autorët e kanë ulur në gjunjë drejtuesin e makinës duke e kërcënuar dhe pastaj kanë qëlluar me automatik.

“Më kanë nxjerrë nga makina dhe më kanë vënë automatikun tek koka dhe më pas kanë qëlluar mjetin. Në momentin kur kanë qelluar nuk kam qenë në makinë”- ka thëne ai.

Fatmirësisht nga të shtënat me armë zjarri nuk pati të lënduar, ndërsa policia njoftoi se po punon për të identifikuar dhe arrestuar autorët e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë