Vende dhe Udhetime

Brenda një prej hoteleve më të bukur të Francës (në një prej fshatrave më të bukur të Francës)

Sfidojmë gjithkënd që të qëndrojë qoftë edhe një natë në hotelin La Bastide de Gordes në fshatin Gordes në rajonin e Luberon të Provence dhe të mos largohet prej andej me superlativa. Estetika e hotelit - i vendosur në një ndërtesë mahnitëse të shekullit të 16-të me gur të bardhë - është mbresëlënëse. Stili i Rilindjes, i mbikëqyrur nga stilisti Christophe Tollemer gjatë një rinovimi prej 33 milionë eurosh në vitin 2014, madje shtrihet edhe në elementët funksionalë.
Mobiljet dhe artefaktet e rralla të blera nga tregtarë prestigjiozë antikë, janë shpërndarë në mënyrë bujare në të gjithë hotelin, ndërsa mbi 2000 piktura zbukurojnë muret e tij. Secila prej 34 dhomave dhe gjashtë suitave kanë dekor dhe mobilje perfekte.
Paraqitja e La Bastide de Gordes, ndërkohë, është diçka edhe thjesht për t’u parë. I ndërtuar në rrugicat e shekullit të 12-të, hoteli me 10 kate ulet në skaj të Gordes, i cili ngrihet mbi një kodër shkëmbore në fund të Plateau de Vaucluse, sipër luginës së egër Luberon, dhe është i përbërë nga ndërtesa me dimensione të ndryshme të bashkuara në disa nivele. Është një vend i mrekullueshëm për të mos u humbur.
Sigurisht, ky vend nuk është për xhepin e të gjithë udhëtarëve. Në të mund të shijoni gatimet fantastike të shefit Jean-François Piège, i cili ka fituar dy yje Michelin. Koncepti i tij është tradita franceze, pak a shumë, por me prodhime lokale sezonale. Standardi? Shumë i lartë (së bashku me disa nga çmimet): Një biftek “Angus” kushton 36 euro, ndërsa një gotë verë 15 euro. Nëse dëshironi ta teproni, mund të zgjidhni një peshk 62 euro nga Deti Mesdhe ose karavidhe 90 euro.
Stafi është i ngrohtë, i kujdesshëm dhe i sjellshëm, por jo mbytës apo bëzdizës.
Pamja dhe vendndodhja janë sinqerisht përrallore. Pozicioni i ngritur buzë fshati i hotelit do të thotë që mund të shijosh pamjet mbi Luginë e Luberon nga çdo tarracë dhe nga shumica e dhomave. E meta e vetme këtu, është të kontrollosh veten dhe të mos shkrepësh çdo sekondë aparatin apo celularin për të bërë fotografi.
La Bastide de Gordes iu dha vlerësimi ultra-prestigjioz i hoteleve të Francës në vitin 2016, çmim ky që duket plotësisht i merituar. Apo jo? /dailymail


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë