Lajme

Brenda javës nisin pagesat e farmacive me rimbursim

Brenda kësaj jave nisin pagesat e farmacive me rimbursim nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. FSDKSH ka bërë të ditur se me çeljen e buxhetit të ri dhe me delegimin e kompetencave te drejtori i komanduar, nis menjëherë pagesa e farmacive për barnat e rimbursueshme që çdo muaj i përfitojnë qytetarët. Sipas Fondit, në asnjë moment nuk është cenuar shërbimi për qytetarët, ndërsa ngërçi i krijuar me subjektet farmaceutike tashmë është zgjidhur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë