Ka ndodhur

“Bregdeti Ynë”, IKMT nis aksionin e shembjeve edhe në Shëngjin

Pas Ksamilit dhe Velipojës, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar operacionin “Bregdeti Ynë” në zonën e Shëngjinit në Lezhë.

Fillimisht aksioni ka nisur në vendin e quajtur "Rana e Hedhun", për të vijuar më pas në të gjithë zonën turistike.

Sipas të dhënave, rezulton se janë rreth 10 objekte në plan për t'u shembur, në kuadër të aksionit të nisur një javë më parë.

Në mbështetje të IKMT-së, kanë shkuar edhe policia dhe inspektorati Vendor i Bashkisë Lezhë. Tre ditë më parë, IKMT njoftoi se kishte shembur 10 objekte pa leje në Velipojë dhe 18 në Ksamil.

Ndërkohë që autopriteetet vendose kanë nisur pastrimin e inerteve. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi se operacioni do të zhvendoset edhe në zona të tjera të bregdetit shqiptar, ku konstatohen ndërtime pa leje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë