Ka ndodhur

“Bregdeti Ynë”, IKMT ka shembur 10 objekte në Velipojë dhe 18 në Ksamil

Pesë ditë pas nisjes së operacionit “Bregdeti Ynë”, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, thotë se ka shembur deri tani 28 objekte pa leje.

Sipas një bilanci paraprak, bëhet me dije se 10 struktura janë shembur në Velipojë dhe 18 në Ksamil. Ndërkohë që ka nisur edhe pastrimi i inerteve në zonat ku janë shembur ndërtimet.

IKMT shpjegon se pas Velipojës dhe Ksamilit, operacioni do të shtrihet në zona të tjera bregdetare, ku ka me dhjetëra objekte pa leje. Gjatë punës së IKMT-së, në të dy zonat nuk ka pasur incidente me banorët.

Operacioni “Bregdeti Ynë”, synon pastrimin e bregdetit e territorit dhe daljen para drejtësisë të të gjithë individëve apo subjekteve që kanë shkelur ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë