Lajme

Brazilin e nderon portieri Alison Bejker, Argjentina në provën e zjarrit

Brazili e ka prerë biletën e parë për në gjysmëfinalet e Kupës së Amerikës. “Selecao” mposhtën vetëm në kohën shtesë , pas gjuajtjeve të penalltisë Paraguain. Ndeshja u zhvillua në Porto Alegre dhe shpëtimtari i kombëtares braziliane këtë herë nuk ishte asnjë prej yjeve të sulmit, por gardiani i Liverpulit, Alison Bejkër.

Brazili që luajti me Paraguain ishte shumë larg asaj që prisnin tifozët e shumtë të stadium, por edhe në të gjithë botën. Një ekip i vakët dhe pa busull, që u vu disa herë në vështirësi nga paraguaianët që ishin super të motivuar dhe organizuar në këtë sfidë. Me pak fat Paraguai mund edhe ta kishte fituar këtë ndeshje, por, sa për Alison, por edhe fati që ishte në krahun brazilian ndeshja shkoi deri te penalltitë. Në këtë pikë nuk kishte shumë frikë te brazilianët, duke pasur një garanci në mes të kuadratit të portës, që vetëm një muaj më parë fitoi Ligën e Kampionëve. Alison Bejker arriti të presë dy penallti dhe e fundit rezultoi vendimtare, pasi dha fitoren ekipit të Tites.

https://twitter.com/talentsarena/status/1144501875795996672

Mbrëmjen e sotme në fushë do të zbresë Argjentina e Mesit në misionin për të shkuar deri në finalen e madhe. “Albiseleste” do të luajnë kundër Venezuelës, një kundërshtar i lehtë në letër, por që sërish duhet pasur kujdes, pasi në fazën e grupeve tregoi se mund t’i bëjë dëm çdo ekipi. Mesi do mund të mbështet te Lautaro dhe Aguerro në këtë ndeshje që në fazën e grupeve treguan se mund të bëjnë shumë mirë bashkë në repartin e sulmit nën regjinë e “pleshtit”. Sfida do të fillojë prej orës 21:00 dhe pritet me ankth, pasi është shansi i fundit i Lionel Mesit që të fitojë diçka me ekipin e tij kombëtar, pas dështimeve të njëpasnjëshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë