Futboll

Brazili humb me Uruguajin, Nejmar dëmtohet në gju dhe lë fushën mes lotësh

Gazeta Si – Përsëri dëmtim i rëndë për Nejmarin, ndërsa Brazili është mundur 2-0 nga Uruguaji. Seleçao nuk mundi të bënte asgjë përballë skuadrës së drejtuar nga trajneri Marslo Bielsa, që mori tri pikët me golat e Darvin Nunjez dhe De la Kruz.

Në këtë ndeshje kualifikuese të Botërorit 2026, gjërat shkuan keq për Brazilin, aktuaslisht në vend të tretë. Sulmuesi i Al-Hilal u rrëzua keq pas një përplasjeje me De la Kruz dhe dëmtoi keq gjurin e këmbës së majtë.

Nejmar la fushën me barrelë dhe dëshpërimi i tij ishte shumë i madh. Futbollisti brazilian nuk i mbajtoi dot lotët dhe me sa duket kemi të bëjmë me një dëmtim që do ta mbajë atë jashtë fushave për një kohë të gjatë. Lojtari mbulonte fytyrën me duar për të mos u kapur nga telekamerat, teksa shpërtheu në lot.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë