Ka ndodhur

Brataj: Transmetueshmëria e infektimit është e ulët, por duhet të jemi vigjilent

Me fillimin e muajit qershor ka filluar edhe lehtësimi i masave të Covid-19 dhe qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambiente të jashtme pa maska. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj  në një intervistë për mediat tha se duhet të vijojmë që të jemi vigjilentë, edhe pse transmetueshmëria e infektimit është e ulët.

‘Në 37 të sëmurë, 7 në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital. Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy orw nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve”, shpjegoi mjeku.

Për sa i përket organizimeve të festive të ndryshme si fejesa dhe dasmat, që dihet se janë më të shpeshta gjatë periudhës së verës, mjeku shpjegoi se lejohet grumbullimi deri në 50 qytetarë, një numër ky i favorshëm për të realizuar disa nga festat kryesore të qytetarëve, por sipas Brataj ambientet duhet të respektojnë masat anti-Covid.

Më tej Brataj shtoi se në vjeshtë nuk do të ketë një valë të ngjashme me ato që kemi kaluar më parë. Mjeku shpjegoi gjithashtu se nga procesi i vaksinimit, nuk ka pasur asnjë humbje jete, apo pacient që të ketë paraqitur me forma të rënda në spital.

‘Nuk mund të flasim për çlirimim nga pandemia, vjeshta do të krijojë pak probleme, nuk ka valë si vala e nëntorit-shkurt të vitit të kaluar. Deri në shtator do të ketë një numër më të lartë të personave të vaksinuar. Mua më gëzon fakti se nuk ka pasur humbje jetë për asnjë person që ka marrë dozën e vaksinës, apo forma të rënda. Ato që nuk e kanë kaluar virusin janë një pakicë. Mendoj se veç vaksinave tradicionale, po dalin edhe vaksina të reja që ndihmojnë tregun. Unë jam optimist, një sëmundje ka një fillim dhe një fund ndërsa jeta është e pafundme,” shton Brataj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë