Ka ndodhur

Braktisi të bijën 17 vjeç në Kosovë, nis hetimi për nënën

Policia e Kukësit ka proceduar penalisht një shtetase, për veprën penale “Braktisja e të miturit”.

Policia thotë se është proceduar në gjendje të lirë shtetasja me inicialet Sh. B., 50 vjeçe, banuese në Kukës.

Procedimi ndaj saj filloi pasi ka braktisur në Kosovë, vajzën e saj të mitur 17 vjeçe.
"Falë bashkëpunimit të DVP Kukës dhe Policisë Kufitare Morinë me Policinë e Kosovës është bërë i mundur lokalizimi, gjetja dhe kthimi i 17-vjeçares në Shqipëri", vijon më tej njoftimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, Policia e Kukësit apelon për të gjithë shtetasit që të mos braktisin fëmijët në vende të tjera, për asnjë lloj arsyeje, pasi për çdo rast do identifikohen dhe ndëshkohen personat përgjegjës.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë