Politike

Braçe për protestën: Një grup politiqensh duan pushtet pa zgjedhje

Nga mazhorana, për protestën e opozitës ka reaguar edhe zv/kryeministri Erjon Braçe, i cili ka publikuar pamjet të protestës së opozitës nga lart, ku thekson se në shesh siguria publike u cenua nga një grup politiqenësh, të cilët nuk i bënë asgjë shumicës politike.

Braçe thekson se opozita ka ngrënë grushte nga politika amerikane dhe ajo gjermane, por pavarësisht këtyre, sipas tij vazhdon të jetë me e dhunshme.

Reagimi i plote i Erjon Braçes

GRUSHTA AMERIKANO-GJERMANE HANË, MË TË DHUNSHËM BËHEN!

Siguria Publike është  një e mirë publike; Rendi Publik është një e mirë publike; Drejtësia e barabartë për këdo është një e mirë publike;  Imazhi i vendit është një e mirë publike;

Është ekonomia! Është ekonomia jote! Ështe sot, duhet te jetë edhe nesër! Janë të ardhurat e tua! Është puna jote!

Cenimi i sigurisë publike nga 2000, 3000, 5000, ja dhe 10000 njerëz të dhunshëm, nuk i ben asgjë një shumicë politike, zero! Ama ekonominë tënde e godet!

Mendoje pak, dy elementët kyç të ekonomisë gjatë vitit të fundit ishin:

Investimet e huaja! Turistët e shumtë!

Një grusht politiqensh të korruptuar, tamam ata që kanë vjedhur duke vrarë e kanë vrarë për t,u mbrojtur, po shkaterrojnë ekonominë tuaj! Atë ekonomi që e keni ngritur vetë, me mund, djersë e sakrifica, të ardhurat tuaja;

Për të tjerët, atë ekonomi që ju jep punën e prej saj edhe të ardhurat e përditshme!

Mos i falni këta fundërina që nuk janë si ju, nuk kanë hall të nxjerrin fundin e muajit, të paguajnë rrogat e punëtorëve çdo fund muaji.

Janë tamam politiqentë që as e vrasin mendjen për ekonominë tuaj, por po bëjnë çmos të kenë ekonominë e tyre!

Duan para më shumë, ndaj duan pushtet sa më parë! Pa zgjedhje, sepse e dinë që ju si votoni më kurrë. Me dhunë! Me dhunë mbi çdo polic të shtetit të angazhuar për sigurinë publike, me dhunë mbi secilin prej jush, ekonominë tuaj e të ardhurat tuaja! Kur ndodh kjo, ligji duhet të mbrojë interesin publik! Ligji mbi të gjithë!”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë