Lajme

Braçe në Porto Romano për pompat e karburantëve: Ligjin do ta zbatojnë të gjithë

Zv Kryeministri Erion Braçe inspektoi depozitat e karburanteve në Porto Romano. “Ne po mundohemi të kthejmë ligjshmërinë në të gjithë tregun, jo vetëm tregun e karburanteve, por në të gjitha tregjet, kryesisht ato që kanë transaksionet më më të mëdha dhe natyrisht kanë dhe detyrimin t’iu nënshtrohen detyrimeve ligjore dhe fiskale. Ne nuk duam asgjë përtej kësaj. Ne duam që çdo sbubjekt në çdo treg të kryejë një transaksion të ligjshëm e për të cilin të lëshojë kupon, faturë tatimore. Inspektorët tashmë po garantojnë që në tregun e karburanteve të mos ketë më regjim manual. Ne do çojmë deri në fund zbatimin e ligjit në këtë aspekt,” u shpreh zv/kryeministri Brace duke shtuar se nën vëzhgim do të jenë 2000 pompa karburantesh të identifikuara të cilat në mënyrë të menjëhershme do të kthehen nga regjimi manual në atë automatik, duke bërë të mundur kthimin e çdo qindarka të munguar në arkën e shtetit si pasojë e mashtrimit dhe evazionit.

Kurse për drejtoren e Përgjithshme të Tatimeve, Delina Ibrahimaj, ky është një proces që do të shtrihet në të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do të prekë nga më të mëdhenjtë te më të vegjlit, pasi “ligji duhet respektuar njëlloj”.

Aktualisht në prokurori gjenden 30 dosje për shmangie nga detyrimet tatimore dhe dy persona janë arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë