Erion Braçe, me anë të një postimi të gjatë në Facebook, i dha lamtumirën punës së tij në qeveri, duke theksuar se ndoshta kjo punë kishte përfunduar edhe më herët, kur, siç thotë ai, “u kufizua në limitet e rutinës që herë më ngjante me dezhurnin në gjimnaz dhe herë tjetër me detyrimin për të respektuar një kod etike me marrëdhënie brenda”.
Braçe shkon më tej, duke e quajtur “një përvojë e çuditshme pushteti, përvojë karrigeje, e komplikuar, që as e doja e as e kërkova. Ma kërkuan, as e pranova si të tillë e as më pranoi”.
“Një gjë ia them kujtdo ama: Pata lirinë të kundërshtoj, të them JO; Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur çdo vendim në favor të së mirës publike, ashtu siç kam firmosur formalisht, sipas ligjit për shkak të kryesimit të mbledhjes, shoqëruar me mendimin tim kundërshtues në përputhje me parimet e bindjet e mia; Nuk hyra si hajdut, nuk dola si hajdut! Në 2 vite e gjysmë kuptova që e gjitha është çështje vullneti, të vjedhësh ose jo, të lejosh të vjedhin ose jo; patjetër çështje drejtësie”, thekson Braçe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.