Politike

Braçe akuzon Bashën: O qyq holandez, u pasurove sa deshe!

Pak orë, pasi Partia Demokratike publikoi datën dhe orën e protestës së radhës të opozitës (në 11 maj, 18:30), ka ardhur edhe reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe. Teksa ka publikuar tre foto të disa grupeve të turistëve të huaj, që kanë mbërritur në Shqipëri, Braçe i bën thirrje kryedemokratit Basha të largohet.

“Do dhunosh sërish ti or qyq?! Nuk ka vend! Tirana është plot! Nuk ka vend për ty! Shihe! Në një minutë të vetme, #SOT, tamam në Bulevard, mes selisë së Qeverisë e Kuvendit, janë tre grupe të mëdha turistësh!

Lëre Tiranën të jetojë. Boll e sulmove! Boll i dëmtove njerëzit! Boll e sulmove ekonominë e tyre! Ti i ke bërë paratë e tua, hem si hollandez e hem si pushtetar! Abuzove sa deshe, u pasurove, u hetove, bëre çmos dhe gjykimin ndalove!

Këtë Sistem kemi! Tani boll kundër njerëzve të zakonshëm, ekonomisë së tyre, thjesht, sepse ke tmerr nga rënia e Sistemit! Mos ju prek ekonominë or qyq! Tutori yt e bëri dhe u përvëlua! Zini mend një herë të vetme!”, shkruan Braçe.

Më herët Basha nga mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve, në të cilën edhe u vendos data e protestës së ardhshme të opozitës së bashkuar, u ndal edhe te zgjedhjet lokale të cilat i cilësoi një farsë, për faktin që opozita nuk do jetë pjesë e saj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë