Politike

Bozdo nxjerr dokumentet: Porti i Durrësit do jepet pa garë, njësoj si me teatrin

Ish-nënkryetari i Bashkisë, përfaqësuesi i PD-së, Enno Bozdo tha se për Portin e Durrësit po ndiqet e njëjta proçedurë si me Teatrin.  

“Pas dy vitesh, e njëjta qeveri përsërit vetveten. Pas projektligjit për Teatrin Kombëtar, ku pasuria publike i falej kompanisë Fusha shpk, tashmë është radha e Portit të Durrësit që t`i falet një kompanie arabe.

Kaq identike është skema e vjedhjes, sa edhe projektligjet ngjajnë si dy pika uji. Qartazi janë hartuar nga e njëjta dorë!

Kështu, një projektligj i ri, i gatshëm për tu miratuar, do t`i japë Portin e Durrësit një kompanie arabe. Do t`ia japë pa garë, pas një procesi negociimi për të cilin askush nuk di asgjë”, shkruan Bozdo në Facebook duke publikuar edhe dokumentet.

Njësoj si me Teatrin, sipas tij, prona publike negociohet pa garë.

“Njësoj si me Teatrin Kombëtar, megavjedhja do të realizohet brenda ditës,  do të ligjërohet me votat e maxhorancës, dhe fitimet do të shkojnë në të njëjtat xhepa.

Njësoj si me Teatrin Kombëtar, ndërtesat e Portit do të shemben për t`i hapur rrugë ndërtimeve të kompanisë”, shkruan ai

.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë