Ka ndodhur

Bozdo i përgjigjet Ramës për naftëtarët: Zgjidhja është ajo që ka ofruar Basha

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Enno Bozdo i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama për rafinerinë dhe grevën e naftëtarëve në Ballsh.

Bozdo e akuzon Ramën se fitoi bashkë me ministrat e tij nga investitori serioz që erdhi, pa dhe iku me miliona euro pa paguar pagat e naftëtarëve dhe detyrimet ndaj qeverisë.

“Meqënëse Edi Rama më përmendi sot emrin:

Punëtorët e Rafinerisë janë në grevë sepse investitori serioz i Edi Ramës ia mbathi me dhjetëra milionë euro fitim, pa paguar punëtorët dhe as detyrimet ndaj qeverisë së Edi Ramës. Ia mbathi në mes të ditës, pa i hyrë gjëmb në këmbë. Këtë skemë e bëri jo vetëm një herë, por 3 herë. Fitoi qindra milionë euro, pa dhënë rroga dhe detyrime.

Investitori serioz i Edi Ramës, regjistroi 3 herë kompani offshore, sigurisht “pa dijeninë” e Edi Ramës. Dhe po tre herë përsëriti të njëjtën skemë: erdhi, pa dhe fitoi”, shkruna Eno Bozdo.

Ai shton se zgjidhja për situatën e rënduar është ajo që ka ofruar lideri demokrat, Lulzim Basha, 8 milion euro për pagat e padhëna dhe ndjekje penale investitorit të Ramës.

“Punëtorët aty duan zgjidhje. Duan paratë që u takojnë për punën e tyre të ndershme.

Nuk kanë nevojë për batuta, po për bukë për familjet e tyre.

Zgjidhja është ajo që Lulzim Basha ka ofruar: 8 milionë euro paga të padhëna dhe ndjekje penale për investitorin serioz të Edi Ramës!”, përfundon Bozdo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë