Futboll

Boxing Day për t’u mbajtur mend, një arbitër me ngjyrë rishfaqet pas 15 vitesh në Angli

Gazeta Si – Pas debutimit të një arbitreje femër në një ndeshje të Premier Ligës, me Rebeka Uellsh që gjykoi Fulhem-Bërnli, niveli elitar i futbollit anglez shënoi sot edhe rikthimin e një arbitri me ngjyrë pas 15 vitesh.

Në sezonin 2007-2008 ishte Uriah Reni, jo një njeri i zakonshëm, por një zyrtar me pasionin e arbitrimit që ka gjykuar ndeshje për 11 vjet, nga 1997-a deri në 2008-ën. Pas tij askush, deri sot, kur 42-vjeçari Sem Alison u zgjodh nga Hauard Ueb për të drejtuar ndeshjen mes Shefilld Junajtid dhe Luton Taun.

"Është një tjetër moment thelbësor, - tha Ueb, duke iu referuar edhe debutimit të Uellsh. - E meritonin këtë mundësi, duke qenë se kanë bërë mirë në kategoritë e tjera. Arbitrimi është një mundësi që duhet t’i afrohet kujtdo që e do futbollin, pa diferenca apo diskriminim".

Aktualisht janë 32 mijë arbitrat në dispozicion të të gjitha kampionateve të futbollit që zhvillohen në Angli. Vetëm 8% e tyre janë me ngjyrë. Një e dhënë, që sipas Ueb, duhet të përmirësohet, ashtu si dhe ajo e arbitrave me origjinë aziatike.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë