Në ndeshjen e dytë të Kupës Botërore të Klubeve në Katar, egjiptianët e Al Ahly entuziazmuan tifozët e shumtë të pranishëm në stadium duke mposhtur vendasit e Al Duhail 0-1. Gjithçka u vendos nga goli i El Shahat në minutën e 30-të, me katariotët që u munduan të rikuperojnë në pjesën e dytë pa mundur të depërtojnë. Të dielën, kampionët e Afrikës do të përballen me Bayern Munich në gjysmëfinale për të diskutuar për kalimin në aktin përfundimtar.
Shumë ekuilibër, lojëra të mira dhe një dëshirë e qartë për të fituar sfidën kundër më të fortit nga të gjithë: kampionëve të Evropës. Me këtë skenar u zhvillua në Doha, ndeshja e dytë e raundit të dytë të Kupës së Botës për Klubeve, në një nga stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës të vitit të ardhshëm: Educational Stadium.
Falë këtij rezultati, Al Ahly do të kurorëzojë ëndrrën e tyre për të sfiduar kampionët e Evropës Bayern Munich në gjysmëfinale të dielën, ndërsa kampionët e Katarit mbeten në finale për vendin e pestë kundër koreano-Jugorëve të Ulsan Hyundai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.