Treg

Bota përkohësisht më e qetë, por nafta më e shtrenjtë

Aksionet dhe çmimet e naftës janë rritur shumë të hënën pas një lehtësimi të tensioneve gjeopolitike, por investitorët e bondeve sinjalizuan ankthin që ka kapluar tregun në dy muajt e kaluar dhe që duhet t'i jepet fund.

Rrugët divergjente të tregut u shfaqën pasi Presidenti Trump dhe Presidenti Kinez Xi Jinping arriti një marrëveshje të shtunën për të shmangur Beijing prej tarifave që ishin planifikuar të hynin në fuqi në fillim të 2019-ës. Investitorët morën më shumë lajme të mira në fundjavë kur Rusia dhe Arabia Saudite ranë dakord për të zgjeruar përpjekjet e kartelit global për të stabilizuar tregjet e naftës.

Mesatarja Industriale e Dow Jones dhe S&P 500 u rrit për të dyja 1.1%, ndërsa nafta e papërpunuar amerikane u rrit 4% - fitorja më e madhe njëditore që prej qershorit.
Megjithatë obligacionet qeveritare 10-vjeçare në Thesarin e SHBA-ve, të cilat tipikisht rriten me aksionet kur investitorët janë optimistë rreth rritjes, e mbyllën me 3% për herë të parë që prej shtatorit.

Ky ndryshim ngushtoi ndryshimin mes obligacioneve të thesarit 10-vjecar dhe dyvjeçar me 0.16 pikë përqindje, hendeku më i ngushtë prej 2007-ës dhe një shenjë që shumë investitorë po parashikojnë një rritje të ngadaltë.

Mesazhet e përziera të tregut të hënën bënë që disa vëzhgues të shpreheshin se nuk ka të ngjarë të jetë më shumë një periudhë, kjo prej llojit të luhatshmërisë që ka tronditur investitorët këtë sezon dhe ndikoi që të bënin disa pyetje rreth qëndrueshmërisë së bull-market të vjetër 9-vjeçar për aksionet.

Me ose pa një rezolutë tregtare, edhe rritja globale edhe rritja e brendshme duket se po ngadalësohet. Dhe aksionet u grumbulluan javën e kaluar, të çliruara nga bastet që Rezerva Federale do të rriste normat më ngadalë se sa pritej fillimisht, shumë thonë se rrugëtimi i Bankës Qendrore mbetet i pasigurtë.

“Nuk u kam folur shumë njerëzve të cilët ishin gati të hidheshin përpjetë,” tha Michael Antonelli, tregtari i shitjeve të kapitalit pranë R.W. Baird & Co. “Lufta tregtare është një diversion prej problemit real, që po ngadalëson ekonominë.”

Tregjet kanë qenë në teh përgjatë nëntorit. Nafta e papërpunuar shënoi muajin më të keq prej 2008-ës, obligacionet 10-vjeçare të thesarit janë lëkundur mes fitimeve dhe humbjeve.
Analistët ia kanë atribuuar situatën frikërave për një ngopje me naftë dhe shqetësimeve rreth rënies së aksioneve të teknologjisë. Por shumë syresh patën thënë që parashikimet për tensione tregtare që ngadalësuan rritjen ekonomike, mbajtën tregjet nën presion për pjesën më të madhe të vitit.

“Pas disa muajve të ashpër, ne jemi lehtësuar disi,” tha Geoffrey Yu, kreu i zyrës së investimeve londineze pranë UBS Wealth Management. “Tregtia ka qenë një pengesë e fortë për tregjet dhe kjo tanimë është zbutur disi”

Treguesit që SHBA-të dhe Kina ishin të hapura për të vijuar më tej bisedimet ndihmoi investitorët të siguroheshin se të dy vendet janë në gjendje të shmangin një skenar më të keq. Disa parashikues rreth takimit Trump-Xi, nuk mendonin se rritja e tarifave do të mund të shmagej.

“Tregtia është një faktor thelbësor për tregjet sepse afekton fitimin, kështu që shpresohet se dëshira e SHBA-ve dhe Kinës për të vazhduar bisedimet është pozitive,” tha Sam Stovall, shef i investimeve strategjike pranë CFRA.

Pas fitimeve të javës së kaluar, S&P 500 është rritur 4.4% për vitin, ndërsa Dow Industrials u rrit 4.5% dhe Nasdaq Composite avancoi me 7.8%.
Edhe aksionet e kompanive teknologjike pësuan rritje, me Amazon.com që kërceu nga $82.19, ose 4.9%, në $1,772.36 dhe Apple 6.24, ose 3.5%, në 184.82. General Motors dhe Ford Motor secili më shumë se1%.

Disa analistë megjithë marrëveshjen e përkohshme mes SHBA-ve dhe Kinës, mendojnë se tregjet mund të humbasin ende muajt e ardhshëm. Megjithatë rezultatet e darkës mes presidentëve të SHBA-ve dhe Kinës ishin më të mira se ç’pritej.

Burimi: Wall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë