Mjedis

Bota e kafshëve dhe bimëve në një konkurs fotografie

Është e çuditshme dhe krejtësisht e bukur në të njëjtën kohë. Këto nuk janë disa thumba të pikturuar të një grerëze, por pjesët frytdhënëse të një kërpudhe që ka marrë nën kontroll insektin. Kërpudha është gati të përhapë sporet e saj, për të gjetur viktima të reja. Kjo pamje interesante është imazhi i cili fitoi konkursin e “Fotografive të Jetës së Egër” dhe është realizuar nga Frank Deschandol. Fotografitë fituese do të vendosen në ekspozitën e Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, muajin tjetër. Fotografia e mrekullueshme e francezit, është realizuar në kopshtin botanik Madre Selva, në Kosta Rika.

“Në fillim po pyesja veten se çfarë mund të jetë kjo gjë e çuditshme. Atëherë u afrova dhe u mahnita me të vërtetë nga kjo pamje dhe simetria e përsosur e kërpudhave” u shpreh ai.


Ai shprehet se kishte fotografuar edhe disa brumbuj të cilët ishin duke parazituar, por nuk e bindën. Sipas tij, në këtë rast kërpudhat përhapen brenda rrënjës së dobët, duke marrë nën kontroll një krijesë që i’u është ngjitur, duket e mrekullueshme. Kur të arrijë në lartësinë e duhur për kërpudhën, insekti do të mbytet dhe do të vdesë. Ndërkohë, e ushqyer nga brinjët e insektit, kërpudhat do të fillojnë të rrisin trupat e tyre të hollë frutorë. Kapsulat në krye do të shpërthejnë dhe do të lëshojnë spore të panumërta, të vogla për të infektuar një pre të re.
Tashmë konkursi Wildlife Photographer of the Year është në vitin e tij të 55-të, duke u bërë një nga garat më prestigjioze të llojit të vet kudo në botë. Vetëm gjatë këtij viti u regjistruan 50.000 fotografi që konkurronin. Fotografia e Frank Deschanol ishte shumë e pëlqyer për kategorinë Bimët dhe Kërpudhat. Disa imazhe të tjera të pëlqyera janë treguar edhe më poshtë:

-Qentë e egër afrikanë dihet se janë gjuetarë shumë efektivë. Megjithatë, jo me këtë rast. Ky leopard arriti të shpëtonte prej tyre.

Fotografia është bërë në një park kafshësh në Afrikën e Jugut.

Kategoria: Gjitarët.

-Një tufë peshqish në Detin e Kuq.  Ata kanë këtë sjellje sa herë që do të çiftëzohen, ose duan të pengojnë grabitqarët.

Kategoria: Fotografitë Bardh e Zi.

-Një rakun që ka ngecur në xhamin e makinës së një makine të vitit 1970 në një fermë të shkretë në Saskatchewan, Kanada. Rakuni ishte duke përdorur makinën si një vend të sigurt, për të rritur të riun e saj dhe vrima ku ka vendosur kokën ishte shumë e vogël për të hyrë grabitqarët.

Kategoria: Jeta  e egër urbane.

-Një balenë gri e re kurioze që i afrohet duarve të një burri, nga një varkë turistike në Lagunën San Ignacio, Meksikë. Nënat dhe të rinjtë në lagunë shpesh herë kërkojnë një mënyrë që të kenë kontakt me njerëzit.

Kategoria: Foto e jetës së egër.

-Kjo strukturë e ndërlikuar është kafazi i një brumbulli, i cili ka thurur këtë “gëzof” për t’u mbrojtur nga grabitqarët.

Kategoria: Jo vertebrorët.

-Jeta në oqeane ka pasoja. Kjo breshkë deti është e plagosur dhe qëndron pran një karrige plazhi të larë. Fotografia është bërë në Alabama

Kategoria: Foto-teknikë e Jetës së egër.

- Një hipopotam i porsalindur është sulmuar nga një më i madh në liqenin e cekët Kariba në Zimbabve. Kjo sjellje është e rrallë, por mund të ndodh nëse ka konkurrencë për hapësirë ose një mashkull kërkon të imponojë autoritetin e tij.

Kategoria: Gjitarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë