Sport

Bota e Formula 1 në ankth për shëndetin e Niki Lauda

Që prej mbrëmjes së të enjtes, bota e Formula 1 është në ankth për shëndetin e Niki Lauda. Piloti legjendar i garave me makina të shpejta është në gjendje të rëndë shëndetësore. Ai mbrëmjen e së enjtes iu nënshtrua një operacioni shumë delikat për transplantin e mushkërisë.

Sipas raportimeve të para të medieve ndërkombëtare gjendja e Lauda pas operacionit paraqitet e stabilizuar. Lauda iu nënshtrua transplantit në spitalin e Vienës dhe mjeku që u kujdes për shëndetin e Luada ka thënë se gjendja e tij është e mirë për momentin, por duhet mbajtur nën vëzhgim intensiv, për shkak edhe të moshës së tij të thyer. Për Lauda rreziku është madh, pasi më herët ai ka kryer edhe një transplant të veshkave dhe ky transplant i dytë mund të rezultojë fatal.

Niki Lauda është tre herë kampion i Formula 1 në vitet 1975, 1977 dhe 1984. Ai është i vetmi që e ka fituar kampionatin me dy skuderitë më të mëdha në Formula 1, Ferrarin dhe Meklaren. Nga shumë ndjekës të këtij sporti, Lauda është konsideruar dhe si piloti më i mirë i të gjitha kohërave, por ai vetë nuk e ka pranuar këtë gjë.

Niki Lauda është i njohur edhe në botën e biznesit, si themelues i dy kompanive fluturimesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë