Njerez

Bota e artit nderon Tina Turnerin

Të famshëm dhe fansa kanë nderuar Tina Turner, yllin mbretëror pas hiteve si ‘The Best’ dhe ‘What's Love Got to Do With It’, e cila ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Beyoncé tha se ajo ishte "mishërimi i pasionit dhe fuqisë", ndërsa Mick Jagger e quajti atë një "shoqe të mrekullueshme" dhe interpretuese "jashtëzakonisht të talentuar".

Turner u vlerësua gjithashtu nga Mariah Carey dhe Oprah Winfrey si një "e mbijetuar" që kapërceu vitet e abuzimit në familje.

Familja Obama e lavdëroi Turner për "këndimin e së vërtetës së saj përmes gëzimit dhe dhimbjes".

Atyre iu bashkua presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden, i cili vuri në dukje se Turner e kishte filluar jetën si bijë fermeri dhe që arriti të bëhet një talent që vjen një herë në një brez.

E njohur si Mbretëresha e Rock and Roll-it, Turner ishte një zjarr në skenë dhe një nga vokalët më të paharrueshëm të brezit të saj.

Këngëtarja amerikane Gloria Gaynor tha ditën e sotme se Turner "hapi rrugën për kaq shumë gra në muzikën rock".

“Ajo bëri me shumë dinjitet dhe sukses atë që shumë pak do të kishin guxuar ta bënin në kohën e saj dhe në atë zhanër të muzikës”.

Një tjetër bashkëkohëse, Diana Ross, tha se ishte "e tronditur" dhe "e pikëlluar" nga vdekja e Turner, ndërsa Dionne Warwick e kujtoi atë si një "burim të përjetshëm energjie".

Mick Jagger, i cili shpesh bashkëpunonte me Turner, shkroi në Twitter: “Jam shumë i pikëlluar për ndarjen nga jeta të shoqes sime të mrekullueshme”.

"Ajo ishte vërtet një interpretuese dhe këngëtare jashtëzakonisht e talentuar. Ajo ishte frymëzuese, e ngrohtë dhe bujare. Më ndihmoi aq shumë kur isha i ri dhe nuk do ta harroj kurrë.”

Elton John e quajti Turner një “legjendë totale në rekorde dhe në skenë”.

“Ne kemi humbur një nga interpretueset më emocionuese dhe. Ajo ishte e paprekshme”.

Ylli i Uellsit Shirley Bassey kujtoi se si Turner “i dha asaj gjithçka dhe ishte një interpretuese fantastike”.

Edhe NASA reagoi për vdekjen e Tina Turner, duke shkruar “Thjeshtë më e mira. Legjenda e muzikës Tina Turner shkëlqeu në skenë dhe në miliona zemra. Muzika e saj do të jetojë përgjithmonë mes yjeve”.

John Fogerty, i cili shkroi “Proud Mary”, shkroi në Twitter: “Shumë i trishtuar që dëgjova për vdekjen e Tina Turner. Ajo ishte ndryshe dhe fantastike”.

Prezantuesja televizive Oprah Winfrey përmendi guximin e Turner, duke shtuar: Jeta e saj u bë një thirrje e qartë për triumf!

Në një mesazh në rrjetet sociale, këngëtarja Mariah Carey e quajti Turner jo vetëm një "performuese të jashtëzakonshme", por edhe një "e mbijetuar dhe një frymëzim për gratë kudo në botë".

Beyoncé, një tjetër yll që u ndikua nga Turner, shkroi në faqen e saj në Instagram: Mbretëresha ime e dashur. Të dua pafundësisht. Je mishërimi i pasionit dhe fuqisë. Ne jemi të gjithë shumë me fat që kemi qenë dëshmitarë të mirësisë dhe shpirtit tënd të bukur që do të mbetet përgjithmonë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë.

Shumë artistë të tjerë duke përfshirë Janelle Monáe, Dolly Parton, Debbie Harry dhe Tom Jones reaguan të pikëlluar nga vdekja e Turner.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë