Treg

‘Bosët’ e kriptomonedhave po luajnë poker me SHBA-në

Kompanitë e kriptomonedhave po luajnë poker me Komisionin e Letrave me Vlerë, SEC në SHBA duke kërcënuar se do të largohen nga atje pasi rregullatorët po shtojnë presionet.

Ata shpresojnë që SEC dhe Uashingtoni të marri seriozisht pretendimet e tyre dhe të zbusin masat.

Drejtuesit e firmave, përfshirë platformën gjigande të kriptomonedhave, Coinbase, kanë treguar se po planifikojnë të shpërngulen përtej detit për të vazhduar aktivitetin e tyre. Sipas tyre, politika mbi ekonominë nuk është asnjëherë vendim i mirë për një shtet.

Dubai dhe Europa duken se janë më të përshtatshme për kompanitë e kriptomonedhave, sa nuk kanë miratuar ende një rregullatore dhe ato.

Shefat e kriptove po përballen me shqetësimet e disa zyrtarëve se SHBA-ja është mbuluar nga pasiguria rregullatore ndërsa juridiksione të tjera, si Bashkimi Europian dhe Britania e Madhe, janë ende në fazë propozimi.

Hester Peirce, një komisionere në SEC, tha në një konferencë të Financial Times javën e kaluar se SHBA "po qëllonte veten duke mos pasur një regjim rregullator në SHBA".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë