Para

Borxhi i jashtëm i Shqipërisë / U ul për qeverinë, u rrit për bankat

Nga Gazeta ‘SI’ - Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë në fund të tremujorit të parë 2023 preku nivelin më të ulët pas pandemisë. Banka e Shqipërisë raporton se borxhi në fund të marsit ishte 9.73 mld euro, me rënie 0.6% ose 6 milionë euro më pak nga fundi i 2022-shit.

Kontribut në rënien e borxhit ka pasur ulja e nivelit të tij nga qeveria, 1.7% ose rreth 80 mln euro më pak. Nga ana tjetër, borxhi i bankave dhe sektorëve të tjerë është rritur me 1%. Vetëm subjektet kredituese, e kanë rritur atë me 20 mln euro gjatë kësaj periudhe.

Rënia e përgjithshme e borxhit te jashtëm gjatë tre muajve të parë të vitit lidhet edhe me luhatjet në kursin e këmbimit. Ky ndikim vlerësohet në rreth 15 milionë euro nga totali prej 64 milionë eurosh që vlerësohet rënia e Borxhit të Jashtëm Bruto në tremujorin e parë të vitit.

Në tremujorin e tretë 2022, Borxhi i jashtëm i Shqipërisë arriti vlerën më të madhe, të paktën që nga 2008-a, kur BSH ka nisur raportimet, 10 mld euro. Më shumë se 90% e borxhit vazhdon të jetë afatgjatë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë