Para

Borxhi i Jashtëm i Shqipërisë u ul në tremujorin e fundit të 2022

Nga Gazeta 'SI' - Borxhi i Jashtëm Bruto i Shqipërisë, BJB, është reduktuar me 99 mln euro në tremujorin e katër 2022, krahasuar me tremujorin e tretë, duke rezultuar 9.79 mld euro, rreth 1% më pak.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rënia e BJB-së lidhet me rënien e borxhit në të gjithë treguesit, nga qeveria tek banka qendrore dhe kompanitë.

Tremujorin e tretë 2022, BSH raportoi se Shqipëria kishte arritur pikun më të lartë të borxhit të jashtëm që nga viti 2004 (kur kanë nisur publikimet) 9.9 mld euro.

Paralelisht me BJB-në, Banka ka publikuar dhe shifrat e investimeve të huaja direkte (IHD) në vend, që vijuan rritjen edhe në tremujorin e tretë të vitit, duke kapur vlerën e 388 mln eurove, duke u rritur me 44 mln euro nga tremujori i tretë 2022.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë