Futboll

Borussia Dortmund-Bayern, pse është edhe derbi i “mjeshtrave” të golit

Ylli i së ardhmes, Erling Haaland, kundër snajperit të pagabueshëm të Bayern Mynih, Robert Lewandowski. “Klassiker” Borussia Dortmund-Bayern Mynih (sot në orën 18.30), vendos përballë të parën dhe të dytën e Bundesligës. Një garë që mund të rezultojë vendimtare për fatin e kampionatit: një sukses i bavarezëve, tani +4, mund të nënkuptonte titull pothuajse të sigurt, ndërsa një fitore e vendasve të Dortmund do të rihapte lojërat.

Bundesliga e sapo rikthyer, rrezikon seriozisht të mbyllet përsa i përket titullit, sepse në rast fitoreje të kampionëve në fuqi, do të shkonin në + 7 me vetëm 6 javë të mbetura. Shpresat e dy skuadrave janë në këmbët dhe në golat e dy sulmuesve të tyre të jashtëzakonshëm. Prandaj në garë është është edhe sfida midis dy golashënuesve më të mirë të Champions League të këtij sezoni (11 polaku dhe 10 norvegjezi), të dy të aftë të realizojnë 41 gola në 35 ndeshje, duke marrë parasysh të gjitha kompeticionet.

Në lojë është Bundesliga, por edhe Këpuca e Artë: Lewa ka shënuar 27 gola për 54 pikë, ndërsa Haaland ka realizuar një më pak (26), por paguan faktin se 16 i ka realizuar në Austri, me një koeficient 1,5. Në total ka 44 pikë, njësoj si të kishte shënuar 5 më pak.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë