Futboll

Borusia e Dortmundit finalistja e parë e Champions, Real Madrid-Bayern Munich në mbrëmje

Nga Gazeta Si- Borusia e Dortmundit është skuadra e pare finaliste e Champions League, pasi fitoi edhe ndeshjen e dytë në “Parc de Prince” përballë Paris SG, i cili ishte i pafuqishëm për të ndryshuar humbjen e takimit të pare në Gjermani 1-0. Pas një pjese të parë pa gola, që sigurisht i shkonte për shtat Borusias, në të dytën është pikërisht skuadra e Terzic ajo që shënon vetëm 5 minuta pas fillimit të pjesës së dytë.

Dhe ia dolën mjaft mirë gjermanët, të cilët nuk e vunë për asnjë moment në dyshim kualifikimin, duke mbajtur për 90 minuta avantazhin e shifrave 0-1 që e kishin arritur që në minutën e 50-të.

Tashmë Borusias së Dortmundit do t’i duhet të presë gjysmëfinalen tjetër që do të luhen mbrëmjen e së mërkurës në “Bernabeu” mes Real Madridit dhe Bayern Munich, ndërkohë që takimi i parë mes tyre në Gjermani ka përfunduar në barazim 2-2, duke lënë gjithçka të hapur për këtë ndeshje kthimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë