Futboll

Borusia Dortmund zbulon talentin e radhës në Angli, luan me Mançester Junajtid

Gazeta Si – Është e njohur tashmë filozofia e klubit gjerman të Borusia Dortmund në lidhje me zbulimin e talenteve, rritjen dhe më pas shitjen e tyre me shifra të larta. Klubi gjerman po sheh gjithmonë e më tepër Anglinë si një ‘minierë’ talentesh. Prej aty ka marrë lojtarë si Sanço dhe Belingam, të shitur pastaj me vlera shumëfish më të mëdha.

Talentin e radhës Borusia e ka gjetur te Mançester Junajtid, skuadra që po kalon një krizë të thellë këtë sezon. Sipas ‘Football Insider’, drejtuesit e saj po monitorojnë nga afër Dan Gore, një mesfushor i ri që aktivizohet me Mançster Junajtid U-21. Ai ka debutuar edhe me ekipin e parë.

Mbetet të shihet, nëse gjermanët do të godasin sërish në shenjë. Në këtë sektor ata rrallë gabojnë dhe nëse arrijnë të zbulojnë yllin e radhës, për Mançesterin do të ishte një goditje e madhe, sepse nuk po vlerëson talentet e veta.

Trajneri i Borusias, Terziç, bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të klubit, e kanë studiuar Gore dhe pritet që të hidhen hapa konkretë për blerjen e tij.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë