Bota

Borrell: BE dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

Kreu i diplomacisë europiane, Joseph Borrell në një deklaratë në Platformën X, më parë e njohur si Twitter, tha se Bashkimi Europian dënon sulmet e Hamasit ndaj Izraelit dhe shprehu solidaritetin e tij për popullin izraelit.

“Ne po ndjekim me ankth lajmet nga Izraeli. Ne dënojmë pa mëdyshje sulmet e Hamasit. Kjo dhunë e tmerrshme duhet të ndalet menjëherë. Terrorizmi dhe dhuna nuk zgjidhin asgjë. BE shpreh solidaritetin e saj me Izraelin në këto kohë të vështira,” shkroi ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë