Lajme

Boris Johnson zgjidhet kryeministër i Britanisë

Boris Johnson është zgjedhur këtë të martë kreu i Partisë Konservatore Britanike, duke zëvendësuar Theresa May si kryeministër.
Johnson mundi sekretarin e jashtëm, Jeremy Hunt, brenda partisë, duke fituar 92,153 vota, përkundrejt 46,656 që fitoi Hunt.
Johnson do të marrë përsipër frenat nga kryeministrja Theresa May që po largohet. Ai është zotuar se do të kërkojë një marrëveshje të re me BE ose të largohet pa marrëveshje në fund të tetorit.
Johnson falënderoi Theresa May për shërbimin e saj në vend, duke thënë se ishte “një privilegj për të shërbyer në kabinetin e saj”.
Ai ndër të tjera ka pranuar se shumë njerëz do të vënë në pikëpyetje vendimin për ta zgjedhur atë si udhëheqës, por tha “ne do ta aktivizojmë vendin, do ta marrim Brexitin më 31 tetor”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë