Në Qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka patur reshje shiu me intensitet mesatar dhe mbi 1300 m ka patur reshje dëbore ku trashësia e saj është 5-10 cm.
Gjendja e rrugëve nacionale dhe atyre rurale në përgjithësi është e mirë, të gjitha akset rrugore janë të hapura dhe të kriposura.
Në aksin K/Boboshticë-Dardhë nga km 8 deri në km 14 , në orët e para të mëngjesit, lëvizja e mjeteve rekomandohet me zinxhir, ose goma dimërore.
Në furnizimin me energji elektrike, aktualisht ka probleme në fidrin nr. 6, të Mollasit në bashkinë Kolonjë. Nga OSHEE po punohet për riparimin e defektit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.