Vende dhe Udhetime

Bora mbush Dardhën e Voskopojën me turistë, por kujdes në rrugë! (fotogaleri)

Bora e parë në Dardhë, Voskopojë dhe zonat e tjera malore të Korçës, ka shtuar fluksin e turistëve në këto zona. Bujtinat dhe hotelet kanë hapur dyert edhe për këtë sezon dimëror, duke ofruar komoditetin e një fundjave ndryshe për të gjithë vizitorët.

Por nga ana tjetër, autoritetet kanë bërë thirrje për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes dhe të mos lëvizin pa zinxhirë në akset e rrezikshme. Ministria e Infrastrukturës njoftoi se prej dy ditësh në Qarkun e Korçës ka pasur reshje shiu dhe dëbore, ndërsa është punuar dhe po punohet në Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, si dhe në Rrugën e Voskopojës.

“Në të gjitha akset kombëtare qarkullim i mjeteve vazhdon normalisht. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla. Drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë