Lajme

Bora nisi prapë

Bora sapo ka nisur në zonën e Korçës

Vendi është në aktivitetin e qendrës ciklonike me presion të ulet atmosferik e cila sjell reshje shiu.

Por shirat janë intensive vetëm në pjesën perëndimore të vendit. Në veri dhe në lindje ka nisur dëbora.

Metorologët  e Gazetës parashikojnë që të nesër( të enjten) shiu do të pushojë, por në juglindje bora do të vazhdojë.

Bora sapo ka nisur në zonën e Korçës

 Ditën e premte do të afrohen masa ajri me të ftohta nga veriu i Europës të cilat do të rikthejnë  reshjet në të gjithë vendin. Në zonat malore deri në lartësitë 500 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje bore. Temperaturat do te jene me rënie. Fundjava do të jetë më e qëndrueshme, por temperaturat do të ulen edhe më tepër. Në zonat malore ato do të luhaten nga  -7  deri 2 gradë,  zonat e ulëta 2 deri 12 gradë dhe në bregdet temperaturat në fundjavë do të luhaten nga  3 deri 13 grade celcius.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë